7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“Nëse opozita dëshiron diçka nga Albin Kurti le të kërkojnë të kundërtën e asaj që dëshirojnë”, thotë Xhavit Haliti

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte deklaruar javë më parë për mediumin publik se janë të gatshëm ta ndihmojnë opozitën për të shkuar në zgjedhje.

I njëjtit kishtë thënë se mund t’i bëjnë votat së bashku me partitë opozitare.

“Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje” kishte deklaruar Kurti.

Por, vetëm një ditë më pas, në konferencën e tre vjetorit të qeverisë, Kurti, lëvizi nga qëndrimi i tij.

Ai tha se nuk jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

“Nëse dëshirojnë që zgjedhjet t’i mbajmë jo në dimër, normalisht që jemi njerëz të arsyeshëm, të kuptueshëm dhe mund të caktojmë data bashkë me opozitën. Por dorëheqje nuk mund të jap” kishte deklaruar kryeministri Kurti një ditë më pas.

Në lidhje me zgjedhjet dhe tërheqjen e Kurtit nga qëndrimet ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti potencoi se nëse opozita kërkon diçka nga, Albin Kurti,  atëherë le të kërkojnë të kundërten që e dëshirojnë.

Më erdhi çudi nga partitë opozitare që e filluan garën zgjedhore, me akuza e kundërakuza realisht të pabesueshme për elektoratin. Por sot dua tua jap një mesazh nga përvoja ime: Nëse opozita dëshiron diçka nga Albini, atëherë le të kërkojnë të kundërten që e dëshirojnë, sepse pozita asnjëherë dhe në asnjë vend nuk i përgjigjet pozitivisht kërkesave të opozites. Për ta detyru qeverinë me i shpallë zgjedhjet e parakohshme duhet me i pasur numrat ose popullin me veti e përmes protestave me detyru qeverinë me dhënë dorëheqje. Mendoj që Albini ka projektet e veta, të cilat nuk i ka publikuar, sepse e ruan zarin për procesin zgjedhorë” deklaroi ai.

Haliti pati kritika edhe rreth opozitarizimit të partive aktuale politike.

Ai tha se beteja politike ka qenë e vakët.

“Gjatë opozitarizmit të partive politike aktuale, beteja politike ka qenë e vakët dhe gadishmëria për tu përballur me pozitën në rrugë dhe parlament me argumente që do e shqetësonin poziten ka qenë më e dobët, krahasuar me mundësitë e argumentet e pa argumentuara përmes sistemit të drejtësisë, të cilat po të ishin argumentuar, dobësimi i qeverisë do ishte padyshim i madh.Mendoj që Albini është në proces të negociatave edhe me zgjedhjet në Veri prandaj edhe duhet ta mbajë pushtetin që edhe këtu para Bashkesisë Nderkombëtare të jetë në rregull”

Ai tregon edhe pyetjen që i ishte bërë nga një diplomat i huaj në Kosovë disa muaj më parë se “pse opozita nuk është e interesuar ta marr pushtetin politik duke e rrëzuar Kurtin”.

“Para disa muajsh, një përfaqësues i një shteti mik më pyeti, “ përse opozita nuk është e interesuar ta marr pushtetin politik, duke e rrëzuar Kurtin?” Për mua ishte pyetje e çuditshme, më tregoj pastaj se përgjigja e liderëve të opozites kishte qenë e quditshme, ‘ne duam të bëjmë betejë institucionale’. Një betejë e tillë nuk bëhet as në Suedi e Holandë” deklaroi Haliti.

Haliti kishte deklaruar disa javë më parë për “Gazeta Blic” se kryeministri Albin Kurti do t’i shpallë zgjedhjet kur t’i konvenon atij, e jo kur kërkon opozita.

“Sa ju përket deklarimeve për zgjedhje të parakohshme, unë kam deklaruar edhe më herët, që Albini do t’i shpallë zgjedhjet kur atij i konvenon e jo kur e kërkojnë partitë opozitare. Po e them këtë, për arsye se asnjëherë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk janë mbajtur nga presioni i opozitës, por me dëshirën e Kryeministrit, për shkaqe të ndryshme, por më të shumtat kanë qenë mosfunksionimi stabil i koalicionit. Tani shumica parlamentare është e rreshtuar dhe nuk ka të qara të dukshme të cilat e bëjnë qeverinë jofunksionale, gjë që ia mundëson Kurtit me e vu në lojë opozitën ashtu siç po e lëshon ndonjë llaf për zgjedhje të parakohshme” kishte deklaruar Haliti

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit