Harry Kane kërkohet nga Bayern Munich, me skuadrën e Bundesligës të vendosur për të përmirësuar ofertën e tyre nga 70 në 82 milionë funte.
Raportohet se Kane beson – nga respekti për Tottenham dhe gjithashtu menaxherin e ri Ange Postecoglou – do të ishte e padrejtë që ai të largohej pasi të ketë filluar sezoni, shkruan Skysports.
Spurs duan të paktën 100 milionë funte për golashënuesin e tyre rekord, i cili është i hapur për të folur zyrtarisht me Bayernin nëse arrihet një marrëveshje.
Përveç Bayernit edhe Paris Saint- German kane shprehur interesim për sulmuesin anglez, teksa Harry Kane ka kontratë edhe 12 muaj me Tottenham.