Monika, Iliri dhe Arjola kanë diskutuar së pari për Einxhelin e më pas për Donaldin.
Iliri ka diskutuar rreth Donaldit për mënyrën e lojës së tij me Dj nga Kosova.
Sipas tij ai nuk e lejonte të fliste fare Trixën dhe se e kishte futur atë në ‘grackën’ e tij.
Gjithashtu ata diskutuan edhe për marrëdhënien e tij me Dagz-in dhe Pm-in.
Sipas tij nëse i ke ‘vëllezër’ ashtu si edhe i ka quajtur nuk i bëhet një gjë e tillë ‘vëllaut’.
Arjola madje tha se nëse nuk ka raporte të mira me Dagz-in nuk ka edhe me Pm-in, sepse sipas Ilirit ata të dy janë ‘vëllezër’ mes vete.
Donaldi është kritikuar shumë pasi nuk pati shpëtuar Dagz-in nga zingjiri i lojës por kishte zgjedhur Tanin.
Këtu edhe filluan përplasjet mes Donaldit dhe Einxhelit.