18.8 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

“Nëse nuk e din kënd ke me e votu, e din kë nuk ke me e votu”, Çka pritet nga balotazhi i nesërm sipas Goranit?

- Advertisement -
Dukagjin Gorani ka thënë se ai pret që votuesit e partive të ish-opozitës do të votojnë për ata kandidatë që janë rivalë me kandidatët e VV’së.

 

‘’Unë pres që partitë të cilat konsiderohen si parti ish-opozitare nesër kanë më i përkrah kandidatët që janë rivalë të partisë VV. Mendoj që kjo do të jetë një veprim i pritshëm. Mendoj që kjo është në gjendje edhe më i përcaktuar rezultatet finale për kryetarë të komunave. Sidomos në komunat e mëdhaja, mendoj që ekziston një  mobilizim i heshtun për më votu kandidatë të cilët janë rivalë të VV’së. Kjo është mendoj pjesë e qësaj logjike votuese. Për faktin që ndodhemi në krizë politike, parlamentare e qeveritare çfarë ndodhemi, mendoj këto zgjedhje padrejtësisht kanë me qenë të ndikuara shumë prej mosmarrëveshjeve që ndodhin në nivel të udhëheqjes së vendit. Nesër mendoj që është një ditë, kur partitë ish-opozitare dhe votuesit e tyre, e kanë një gjë të qartë, një qëndrim e ai qëndrim tashmë gati tradicional në Kosovë, nëse nuk din kënd e ki ndërmend me votu, së paku e din kënd s’e ki ndërmend me votu’’, tha Gorani

Të ngjashme

Të fundit