25.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

“Nëse mu m’bjen mirë edhe me u koritë pak so gajle”, Dukagjin Gorani krahason me një thënie situatën në Kosovë që nga paslufta

- Advertisement -

Gazetari Dukagjin Gorani, ka përshkruar situatën politike me një thënie popullore “nëse mua m’bjen mirë edhe me u koritë pak nuk është gajle”.

Ai ka thënë se kjo e përshkruan periudhën e pasluftës në Kosovë që ka ndërtuar një kulturë.

AI tha  në “Pressing” të T7 se kjo klasë politike nuk ka ide se çfarë është komuniteti, shteti e shoqëria.

“Kjo klasë politike është e dalur prej një trupi votues dhe një shoqërie që duhet me pranu se ka as idenë çfarë është e mira e përbashkët që nuk e ka idenë çka është komuniteti, shteti e shoqëria. Qëllimi i votuesit është me dërgu një vullnet, e ai vullnet është ndoshta kish mujt me u ilustri me thënien e tipit nëse ua më bjen mirë edhe me u koritë pak nu është gajle. Kjo thënie e ka përshkru krejt këtë periudhë pas luftës te na që e ka kriju një kulturë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit