23.7 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Nëse mendoni se jeta e aktorëve është “fushë me lule” zbuloni sakrificën që i është dashur të bëjë Mila Kunis-it për një rol…

- Advertisement -

Aktorja Mila Kunis refuzoi në mënyrë ekstreme zakonet e saj ushqimore gjatë xhirimeve të trilerit psikologjik “Blavk Swan”. “Përgatitja ime konsistonte në shumë vallëzim dhe shumë pak ushqim, e di që nuk duhet ta thuash, por është e vërteta,”-tha aktorja për Vogue, në një intervistë të përbashkët me bashkë-protagonisten e saj në filmin e vitit 2010, Natalie Portman.

“Pija shumë supë dhe vallëzoja 12 orë në ditë,” shtoi ajo. Kunis, tani 42 vjeçe, tregoi se ajo dhe Portman, që luanin rolet e balerinave profesioniste, kishin menduar fillimisht se do të kishin vetëm tre muaj për t’u përgatitur për rolet e tyre fizikisht kërkuese.

Megjithatë, pasi producentët humbën një pjesë të financimit, projekti u zgjat në gjashtë muaj ndërsa Darren Aronofsky, regjisori i filmit kërkonte fonde”.

“Ishte një situatë e keqe për Darren, por unë dhe Nat ishim të lumtura, sepse kishim tre muaj shtesë për të ushtruar vallëzimin,”-tha aktorja e njohur nga “That ’70s Show.”

Kunis e cila luante personazhin Lily, që përfaqësonte “Black Swan” ndau gjithashtu disa nga efektet fizike të rënda që pati si pasojë e skenave intensive të vallëzimit.

“Xhironim ato skena për orë të tëra dhe unë kisha mavijosje në gjithë brinjët, vetëm nga ngritjet që përsëriteshin vazhdimisht. Gjithashtu, e kam thyer krahun që në fillim të xhirimeve dhe mendova se isha e mbaruar, por Darren më çoi te një akupunkturist dhe për çudi, dola krejt në rregull”.

Të ngjashme

Të fundit