9.3 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Nëse ka një politikane më të pafytyrë, kjo është” – Kamishi godet pamëshirshëm Mimoza Kusarin

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka përdorur fjalë të rënda ndaj Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari –Lila. Deputeti Haxhiu që ndryshe njihet me nofkën “Kamishi”, tha se Kusari-Lila është “politikane e pafytyrë”, kështu u shpreh pasi dëgjoi një deklaratë të saj ku thoshte se PDK e LDK nuk kanë “haber” për të bërë opozitë.

Ai tha se është fyer nga deputetja Kusari-Lila.

“Nëse ka në Kosovë një politikanë më të pafytyrë se kjo, nuk ka asnjë. I ka shëtitë krejt partitë politike. Kam të drejtë me folë s’e s’kam folë asnjëherë për të. Kur shkon me Listën Serbe, e fyen Bekim Haxhiun dhe i thotë a e dini se kush është ai se ai ka qenë në UCK. Folë dhe koordinohet me Listën Serbe mos me leju Ligjin për Veteranë, kur koordinohet me Listën Serbe mos me votu Trustin dhe kur i fyen pjesëtarët e UCK-së në bisedim me Listën Serbe, i fyen edhe njerëzit që ka qenë në Qeveri me ta, nuk ja vlenë me komentu”, tha Kamishi në Pressing në T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit