Pavarësisht nga larjet e rregullta dhe mbajtja e higjienës, disa njerëz kanë probleme të përditshme me një erë të pakëndshme nën sqetull. Nuk është e këndshme për ta, por as njerëzit përreth tyre. Megjithatë, dermatologët pohojnë se ka një zgjidhje për të eliminuar erën e pakëndshme.
Ata vërejnë mjafton të ndryshosh mënyrën se si laheni. Është e rëndësishme që kur lani zonën e sqetullës, të fokusoheni në pastrimin e rrënjëve të qimeve, të cilat tentojnë të formojnë baktere. Fërkojeni shampon në secilën sqetull për 30 sekonda.
Po ashtu, është e rëndësishme të ndërroni herë pas here shampon dhe më të mirat janë ato me bazë acidi glikolik, laktik ose bajame. Ata përbërës do të largojnë qelizat e vdekura të lëkurës nga sipërfaqja, me të cilat ushqehen bakteret, pohojnë ekspertët.