Musliu tha se do të shqyrtojë tërërisht rastin se kush ka gënjyer: Gërvalla apo Ajeti.
“Në raportimin e fundit para Komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së, Drejtori Petrit Ajeti e mohoi kategorikisht përfshirjen e zyrtarëve të AKI-së në këtë skandal. Procesverbali i Bordit të RTK-së, konkretisht Rilind Gervalla pretendon të kundërtën. Tani, ai që merr guxim të deklarojë të pavërteta do të bartë përgjegjësinë e plotë. Do të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të analizoj faktet e ofruara, dhe nëse deklaratat e Rilind Gërvallës rezultojnë të vërteta, do të kërkoj nga AKI të marrë masat e duhura për sjelljen e zyrtarëve të sigurisë dhe për drejtorin Petrit Ajeti. Në të kundërtën Rilind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:
Rasti i raportimit të RTK-së me të cilin difamohen dy media të tjera në Kosovë, që në fillim pati përmasa skandaloze dhe me të njëjtat përmasa po vazhdon dhe po shkon duke u thelluar edhe më shumë. Në raportimet e sotme të Nacionales, të cilat jam duke i përcjellë me shumë vemëndje, del sheshit që kemi të bëjmë me një skandal që implikon edhe institucionin e AKI-së dhe kjo çështje duhet të sqarohet përfundimisht.
Në raportimin e fundit para Komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së, Drejtori Petrit Ajeti e mohoi kategorikisht përfshirjen e zyrtarëve të AKI-së në këtë skandal.
Procesverbali i Bordit të RTK-së, konkretisht Rilind Gervalla pretendon të kundërtën.
Tani, ai që merr guxim të deklarojë të pavërteta do të bartë përgjegjësinë e plotë. Do të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të analizoj faktet e ofruara, dhe nëse deklaratat e Rilind Gërvallës rezultojnë të vërteta, do të kërkoj nga AKI të marrë masat e duhura për sjelljen e zyrtarëve të sigurisë dhe për drejtorin Petrit Ajeti.
Në të kundërtën Filind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij.
E inkurajoj Nacionalen dhe të gjitha mediat e Kosovës që të angazhohen për mbrojtjen e medias, demokracisë dhe interesit kombëtar. Është koha për llogaridhënie.