Cesc Fàbregas dhe Como duket se mund të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, por klubi mund të përballet me probleme me stadiumin dhe penalitete nga UEFA për “Financial Fair Play”.
“Lariani” ishin në Serie B vetëm dy sezone më parë, por aktualisht po fluturojnë lart në vendin e katërt, shumë përpara Romës dhe Juventusit në garën për kualifikim në Champions.
Kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për klubin e vogël, i cili nuk ka marrë pjesë në një kompeticion evropian që nga Mitropa Cup në sezonin 1980-81, kur ishin të lejuar fituesit e titullit të Serie B.
Nëse Como do të hyjë në Ligën e Kampionëve, kjo mund të krijojë disa probleme të konsiderueshme, duke filluar me stadiumin “Stadio Sinigaglia”.






