Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se në rast se bëhet asociacioni i komunave me shumicë serbe (2013-ës), do të largohet nga Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një debati “Politiko” të udhëhequr nga Kushtrim Sadiku.
“Unë në Lëvizjen Vetëvendosje kam shkuar vetëm për veriun dhe asgjë tjetër. Po e tham para mediave, nëse bëhet Asocacioni që e ka rrëzuar Kushtetuesja, Agim Bahtiri nuk do të jetë më në LVV asnjë sekond”, tha ai