2.9 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Nervozizëm në Serbi, Bërnabiq anulon vizitën në Greqi shkaku i qëndrimit për Kosovën në KiE

- Advertisement -

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit në Greqi për shkak të qëndrimit të Athinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lajmi u konfirmua nga mediat greke sipas të cilave ky zhvillim vjen menjëherë pas shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe përkrahjes së saj nga 33 prej 46 anëtarëve si dhe pesë abstenimeve midis të cilëve ishte edhe Greqia, raportoi Top News.

Mësohet se menjëherë pas votimit ministria e Jashtme në Beograd ka njoftuar Athinën se Bërnabiq nuk do të marrë pjesë në forum, ndërsa pala greke duke kuptuar arsyen nuk ka kërkuar shpjegime. Madje në programin e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj Mitsotakis, takim që edhe ky është anuluar.

Mediat greke nga ana tjetër theksojnë se qeveria Mitsotakis është duke rrezikuar marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për televizionin shtetëror serb RTS, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit