Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rasti është konfirmuar për Dukagjinin nga zëdhënësi për i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sipas mjekut kujdestar, njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime serioze, ndërsa tetë të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta. Të gjithë po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Tetë persona janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35.