10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Nëntë ndeshje në Ligë të Kampionëve sot, përballja kryesore në Bernabeu mes Real Madridit e Milanit

- Advertisement -

Xhiroja e katërt e ‘fazës së ligës’ në Ligë të Kampionëve fillon sot me nëntë përballje, ku veçohet ndeshja Real Madridit e Milanit në Santiago Bernabeu.

Mbretërit dhe Kuqezinjtë janë dy skuadrat më të trofeshme në histori të garës së futbollit më të mirë për klube dhe takimi mes tyre premton shfaqje për tifozët e futbollit.

Raundi i katërt si fazës së ligës fillon me dy sfidat që zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

PSV Eindhoven përballet me Gironën, ndërsa Slovan Bratislava e pret Dinamo Zagrebin.

Nata vazhdon me shtatë ndeshjet e radhës.

Bologna – Monaco, Celtic – Leipzig, Dortmund – Sturm Graz, Lille – Juventus, Liverpool – Bayer Leverkusen, Sporting – Manchester City dhe Real Madrid – Milan.

Pra në mesin e shumë përballjeve të forta, spikat dueli mes skuadrave që kanë fituar 22 herë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi në tri takimet e para, ka dy fitore dhe një humbje (humbja vjen nga skuadra e Edon Zhegrovës, me yllin kosovar që ishte ylli i ndeshjes) dhe gjendet në vendin e 12-të, pra jo në mesin e tetë skuadrave të para që sigurojnë një kalim direkt në 1/8 e finales.

Milani e ka nisur shumë më keq formatin e ri të Ligës së Kampionëve, pasi gjenden në vendin e 25-të, me një fitore dhe dy humbje, teksa as në Serie A nuk i kanë shumë punët mirë.

Normalisht, favoriti kryesor për të triumfuar është Real Madridi, që është edhe kampion në fuqi i Evropës, por që Kuqezinjtë kanë treguar që dinë të bëjnë probleme për skuadra të mëdha, në këto vitet e fundit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit