19.4 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Nëntë këshilla që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

- Advertisement -

Nivelet e larta të kolesterolit shpesh kanë pasoja negative për shëndetin nëse nuk bëhen ndryshime në stilin e jetës në kohë, nuk rregullohet dieta dhe nuk fillohet kujdesi për veten. Nëse keni nivele të larta të kolesterolit, kjo do të thotë që keni shumë yndyrë në gjak, të cilat mund të bllokojnë arteriet dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, për të parandaluar që kjo të ndodhë, ekspertët për portalin Health Shots kanë nxjerrë në pah nëntë këshilla të dobishme dietike që mund t’i zbatoni edhe nëse nuk keni probleme me kolesterolin.

Zvogëloni konsumin e yndyrnave të pashëndetshme

Yndyrnat e ngopura dhe trans mund të rrisin nivelet e kolesterolit të keq “LDL”. Ato shpesh gjenden në ushqime të skuqura, ushqime të lehta, gjalpë dhe mishra të yndyrshëm. Zëvendësojini ato me yndyrna të shëndetshme si farat e lirit dhe chia-s, vaji i lulediellit, arrat, bajamet, arrat braziliane, peshku, tahini dhe avocado.

Hani më shumë fibra të tretshme

Fibra e tretshme ndihmon në uljen e përthithjes së kolesterolit në qarkullimin e gjakut. Tërshëra, fasulet, thjerrëzat, mollët dhe dardhat janë opsione të shijshme dhe të pasura me fibra që mund t’i përfshini në vaktet tuaja.

Përfshini ushqime të pasura me proteina

Proteinat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe kontrollin e niveleve të kolesterolit. Ato gjenden në ushqime si pula, tofu, bishtajoret dhe vezët, të cilat mund t’ju mbajnë të ngopur dhe me energji për më gjatë pa shtuar yndyrna të pashëndetshme, raporton Health Shots.

Shtoni acide yndyrore omega-3

Acidet yndyrore Omega-3 janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin e zemrës. Mund t’i merrni nga peshqit e yndyrshëm si salmoni, skumbri dhe sardelet. Nëse nuk hani peshk, burime të mira bimore janë farat e lirit dhe chia, si dhe arrat.

Rritni konsumin tuaj të frutave dhe perimeve

Frutat dhe perimet si manaferrat, portokajtë, zarzavatet me gjethe jeshile, karotat dhe specat janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq. Gjithashtu është i ulët në yndyrna të ngopura dhe kalori.

Zvogëloni marrjen e kripës

Shumë kripë mund të çojë në presion të lartë të gjakut, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mundohuni të kufizoni konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe kontrolloni etiketat e produkteve sa herë që të jetë e mundur, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Kujdesuni për madhësitë e porcioneve tuaja

Porcionet e mëdha mund të çojnë në mbipeshë, dhe mbipesha shpesh shoqërohet me nivele më të larta të kolesterolit të keq (LDL) dhe nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL). Përdorni pjata më të vogla ose kontrolloni porcionet e rekomanduara për të shmangur ngrënien e tepërt.

Përdorni vajra të shëndetshëm gatimi

Zëvendësoni gjalpin ose ghee-n (gjalpë të sqaruar) me vajra të shëndetshëm për zemrën, siç është vaji i ullirit (sidomos ai ekstra i virgjër), vaji i kanolës, vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Kufizoni konsumin tuaj të alkoolit

Konsumi i tepërt i alkoolit mund të rrisë nivelet e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Nëse pini alkool, konsumojeni atë me masë.

Të ngjashme

Të fundit