16.2 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Nëntë adoleshentë të plagosur nga të shtënat në një ndejë pas mbrëmjes së maturës në Teksas

- Advertisement -

Nëntë adoleshentë u qëlluan herët të dielën në një festë që organizohet pas mbrëmjes së maturës në Jasper të Teksasit, duke nxitur një prani të shtuar e policisë në shkollën e mesme të qytetit këtë javë, thanë zyrtarët.

Plagët që morën adoleshentët ishin të lehta, thanë nga Zyra e Policisë së Qarkut Jasper në një deklaratë.

Në deklaratën e policisë tutje thuhet se viktimat u dërguan në dy spitale, pa raportuar për numrin e të shtënave.

“Ky hetim është në vazhdim dhe personat e dyshuar po merren në pyetje”, thuhet në deklaratë.

Viktimat ishin të moshave nga 15 deri në 19 vjeç, shkruan Reuters

Të ngjashme

Të fundit