10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e magjistrales “Prishtinë – Mitrovicë” me vlerë 53 milionë rijalë saudit

- Advertisement -

Sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit për financimin e rrugës “Prishtinë – Mitrovicë” ku ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Z. Liburn Aliu, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Saudit për Zhvillim, Z. Sultan A. Almarshad si dhe Ambasadori jo-rezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kosovë, Z. Faisal Ghazi Hifzi.

Në fjalën e tij hapëse, Ministri Murati tha se me nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë përmbyllet edhe pjesa e mbetur e financimit të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugës “Prishtinë – Mitrovicë”. Ministri Murati theksoi përkushtimin e Qeverisë për të thelluar marrëdhëniet me Mbretërinë e Arabisë Saudite drejt investimeve në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana e tij, Ministri Aliu tregoi se ky projekt synon modernizimin e rrugës dhe vjen në linjë me punët dhe prioritetet e Qeverisë të cilat çdo herë synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ministri Aliu gjithashtu theksoi se ky projekt është i pari projekt infrastrukturor në Kosovë që mbështetet nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe se synohet që pas këtij projekti, partneriteti të thellohet edhe më tej.

Ndërsa, Drejtori Almarshad përmendi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës duke theksuar se projekti për financimin e magjistrales “Prishtinë – Mitrovicë” parasheh zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës nacionale duke e zvogëluar kështu edhe trafikun. Drejtori falënderoi Qeverinë për mirëpritjen duke përmendur edhe njëherë rolin e projektit për zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit