8.5 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Nënshkruhet marrëveshja e parë e bashkëpunimit në turizëm mes Kosovës dhe Portugalisë

- Advertisement -

Është arritur marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Konfederatës së Turizmit të Portugalisë, duke shënuar kështu marrëveshjen e parë zyrtare mes dy vendeve në fushën e turizmit.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i Konfederatës, Francisco Calheiros, dhe presidenti i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasada e Republikës së Kosovës në Lisbonë, të udhëhequr nga ambasadorja Edona Maloku.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i një partneriteti strategjik në sektorin e turizmit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës, me synim rritjen e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e përbashkët të potencialit turistik të dy vendeve.

Kjo marrëveshje pritet të hapë rrugë për projekte të përbashkëta dhe intensifikim të marrëdhënieve ekonomike në fushën e turizmit./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit