22.4 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA)

- Advertisement -

 

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), në mes të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtorit të J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips

 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jahari ka pritur sot në takim Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në EUCOM.

Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Phillips për bashkëpunimin korrekt dhe profesional  në mes të FSK-së dhe EUCOM. Pastaj u diskutua për rreziqet nga sulmet kibernetike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë së informacionit dhe komunikimit. Gjeneral Major Phillips përgëzoi Gjeneral Jasharin për arritjet të cilat që janë bërë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe  Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare  nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA). Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK.

Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.

Të ngjashme

Të fundit