Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 81 milionë euro me KfW

- Advertisement -

Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), në prani të ambasadorit gjerman, z. Rainer Rudolph, kanë nënshkruar sot marrëveshje në vlerë prej 81 milionë euro, me qëllim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik në Kosovë.

Paketa përfshin kredi prej 80 milionë euro dhe grant prej 1 milion euro, të cilat do të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e reformave në sektorin e energjisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë.

Ministri i Financave z. Hekuran Murati theksoi se kjo mbështetje do të kontribuojë në modernizimin e kornizës ligjore dhe rritjen e fleksibilitetit të tregut të energjisë elektrike, duke mundësuar integrimin e mëtejmë në tregjet rajonale dhe evropiane, si dhe duke nxitur investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Në anën tjetër, udhëheqësi i divizionit të energjisë në KfW-së, z. Pablo Obrador Alvarez u shpreh se ky është programi i parë i këtij lloji për Kosovën, i cili plotëson mbështetjen ekzistuese dhe krijon bazë për modernizim të mëtejshëm dhe integrim të sektorit energjetik.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, të sigurt dhe të integruar, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tranzicionit të gjelbër të vendit.

Të ngjashme

Të fundit