Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc.
Rruga përshkon një gjatësi totale prej 12.8 km.
“Rruga është me katër korsi, e ndarë në 4 llote, dhe përshkon gjatësi totale prej 12.8 km, rrugë e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillim ekonomik të vendit”, ka thënë Aliu përmes një postimi.