18.4 C
New York
Monday, September 23, 2024

Buy now

Nënshkrimet e serbëve ende në verifikim nga KQZ-ja, opozita thonë se qytetarët janë në terr informativ

- Advertisement -

Nënshkrimet e serbëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviqit për shkarkimin e kryetarëve  janë ende në Zyrën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

E verifikimi i tyre për largimin e kryetarëve aktual në veri ende nuk është kryer nga KQZ-ja.

Pavarësisht që ka kaluar një muaj nga dorëzimi, nga ky institucion, nuk po tregojnë se deri ku ka arritur procesi dhe sa kohë mund të zgjasë.

Mirëpo, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Adnan Rrustemi thotë se peticioni është mënyra e vetme për zgjedhjet e parakohshme në veri.

Mendim ndryshe vazhdojnë të kenë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se vendi është në terr informativ sa i përket këtij procesi të peticionit.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk çuditen që ekzekutivi janë jotransparent.

Deputetja e këtij subjekti politik, Rrezarta Krasniqi thotë se vendi është në një ngërç politik.

Dorëzimi i nënshkrimeve të serbëve në veri në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, u bë nga kryetarët e kuvendeve komunale të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit më 25 janar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit