-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Nënkryetarja e Prishtinës e quan Albin Kurtin autokrat

- Advertisement -

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, e ka quajtur autokrat kryeministrin Albin Kurti i cili urdhëroi ministrin e Financave Hekuran Murati që mos të ekzekutojë pagat e mbi 45 mijë mësimdhënësve, shërbyesve civilë, personel shëndetësorë e punonjësve të tjerë që kanë hyrë në grevë, raporton Scanner.

Numri dy i kryeqytetit të Kosovës ka thënë se udhëheqësit autokrat zakonisht e ndërmarrin hapin e ndëshkimit në pagesë për të dërgu mesazhin e fuqisë mbi punëtorin me paramendimin se ashtu e kupton dhe i nënshtrohet.

“Këta udhëheqës nuk e njohin empatinë. Nuk dijnë si të ulen e të provojnë të bëjnë kompromis për të gjetë zgjidhjen që e kanë përgjegjësi. Por, dijnë të gjykojnë, të përçajnë e besa edhe të linçojnë nëse nuk i bindesh. Këta, veç udhëheqës nuk janë.Tentativa për të përçarë në ata që meritojnë e duhet të paguhen dhe në ata që nuk e meritojnë e nuk duhet të paguhen është e humbur. Listat e pagave janë dorëzuar në afat, si çdo muaj. Lista shtesë diskriminuese nuk do të dorëzohen asnjëherë”, ka shkruar Sahatçiu në faqen e saj në Facebook.

Tentativa për të zmbraps grevistët me mos procesim të pagave për 1-25 gusht sa nuk kishte grevë vetëm, sipas saj, sa e ka forcuar sot vendosshmërinë për grevë edhe nga shërbyes të tjerë. Ndërsa, fëmijët vazhdojnë pa mësim në shtëpi.

“Sinqerisht, nuk e di qysh ja ka qitë lapsin ky “udhëheqës”. Por, ajo çka di është që nëse nuk i proceson pagat të hënën dhe nuk gjen kompromis për çka paguhet të bëjë, në fund edhe nuk do të ketë kë të udhëheqë”, tha Sahatçiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit