Komuna e Prishtinës i është kundërpërgjigjur Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në lidhje me anulimin e Festivalit “Sunny Hill”, e cila fajësoi pikërisht komunën dhe kryetarin Përparim Rama.
Nënkryetarja e komunës, Donjeta Sahatçiu me anë të një postimi në Tëitter ka pyetur MAPL-në pse kjo e fundit heshti në propozimin e Sunny Hill që të mos marrë asnjë copë tokë, por vetëm ta ketë një hapësirë e infrastrukturë për mbajtjen e festivalit, shkruan lajmi.net.
Sipas Sahatçiut, propozimi ishte që merrej leje e të shfrytëzohej për 30 ditë siç ndodhë rëndom për një festival.
“Mos mashtroni. Nuk deshtët” – ka shkruajtur ajo.
Postimi i plotë:
Pse heshti MAPL në propozimin e Sunny Hill për mos me marrë asnjë copë tokë vetëm t’a ketë një hapësirë me infrastrukturë për festival si duhet që merr leje dhe e shfrytëzon 30 ditë? Mos mashtroni.
Nuk deshtët.