16 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Nënkryetarja e LDK-së: Kryekuvendari kërkon marrëveshje – por jo me ne

- Advertisement -

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka konfirmuar për Nacionalen se partia e saj nuk do ta mbështesë asnjë anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje për pozitën e kryetarit të Kuvendit, pasi zgjedhja e personit në krye të këtij institucioni kërkon “marrëveshje politike”, të cilën, tha ajo, nuk mund ta bëjnë me LDK-në.

“Nuk kemi votë për asnjë anëtar të LVV si kryekuvendar, teksa për nënkryetar e mirëkuptojmë që nuk është barra e njëjtë e neutralitetit dhe jemi dakord këdo që e propozojnë dhe e votojmë si pako. Një nënkryetar na takon me Kushtetutë, është e drejtë që e kemi fituar me rezultat zgjedhor, andaj nuk kemi pse ta diskutojmë me kryetarin e VV. Ndërkaq, kryekuvendari kërkon marrëveshje politike – por jo me ne.” – tha deputetja e LDK-së.

Në këtë kotekst, deputetja e LDK-së tha se një qëndrim i tillë “qartëson mjaftueshëm” se ata “nuk marrin pjesë në takim.”

“Në takim nuk marrim pjesë, meqë e mësipërmja qartëson mjaftueshëm dhe nuk kemi pse të diskutojmë asgjë shtesë. Për kryekuvendar, le të diskutojë me partitë që kanë gatishmëri të votojnë kandidatë të tjerë të VV.” – tha Kica-Xhelili për Nacionalen.

Të ngjashme

Të fundit