14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Nënkryetarja e Bordit të RTK-së godet Boletinin dhe Berishën

- Advertisement -

Nënkryetarja e Bordit të Televizionit Publik të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti, ka sulmuar Besnik Boletinin dhe Arta Berishën pas dorëheqjes së tyre nga pozitat e kryetarit dhe anëtares të Bordit, teksa nuk u distancua nga lajmi i rremë i Slobodna Bosna-s, i publikuar më pas nga RTK pa asnjë verifikim.

Boletini bëri të ditur dje se dorëheqja e tij lidhet me skandalin e artikullit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK, ku u linçuan Gazeta Nacionale dhe portali Periskopi.

Ai ka bërë me dije se gjetjet e raportit tregonin në mënyrë të qartë se RTK i kishte shkelur standardet profesionale. Ai ka akuzuar zëvendësdrejtorin e RTK-së, Adi Krasta, se nuk ka dashur të marr masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin.

Mehmeti i quajti “pretendime” qëndrimet e Boletinit në lidhje me publikimin e artikullit tendencioz dhe të pa verifikuar nga RKJ-ja, teksa akuzoi të dorëhequrit se “nuk ka dhënë dorëheqje ashtu siç ja kërkon Ligji i RTK-së”.

Ajo më tej mbajti një qëndrim tejet kontraverz në lidhje me publikimin e lajmit të paverifikuar nga RTK-ja duke shtuar se “nuk është në detyrë të bordit të RTK të plotësojë as edhe kërkesat e as teket e asnjë portali privat për si menaxhohet nga brenda RTK”.

“Sa i takon lajmit të publikuar në RTK si citim i Slobodna Bosna kjo është një çështje e qartë tanimë. Mirëpo, mendoj se nuk është në detyrë të bordit të RTK të plotësojë as edhe kërkesat e as teket e asnjë portali privat për si menaxhohet nga brenda RTK dhe se çfarë vendos të transmetojë e çfarë jo dhe si të marr masat.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit