-3.7 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Nënkryetari i veteranëve të UÇK-së: Qeveria s’na u gjend në ditët më të vështira, s’di pse duhet festuar me ta për pavarësi

- Advertisement -

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, në  FRONTAL të T7 ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë së Kosovës.

Sopi ka thënë se Qeveria e Kosovë nuk iu është gjendur veteranëve në momentet më të vështira, prandaj s’ka arsye pse të festohet bashkë me ta.

“Qeveria në asnjë moment s’e ka parë të arsyeshme që të jemi bashkë në aktivitete, në asnjë rrethanë nuk i është gjetur veteranëve në momente të vështira, s’e di pse duhet festuar”, ka thënë ai në Frontal.

Ai ka thënë se veteranët do ta festojnë festën e pavarësisë me aktivitetet e tyre të parapara.

“Aktivitetet tona vazhdojnë si më parë, kemi organizimet tona”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit