Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka thënë se askush nuk e ka pritur se do të stërzgjatet çështja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se partitë politike në vend duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët që të formohen institucionet e reja të vendit.
“Sot kemi pasë një takim me kryetarët e degëve që shtrihen nëpër komuna në gjithë Kosovën, dhe kryesia e OVL UÇK, ku kemi dalë me një qëndrim dhe boll është boll. Prandaj, OVL UÇK, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë përcjellë me shqetësim ngërçin politik të shkaktuar nga moskonstituimi i Kuvendit, kryetarit të Kuvendit, nënkryetarëve dhe më pas Qeverisë së Kosovës”.
“Ne konsiderojmë se nuk e kemi luksin në këtë botë të trazuar, në këtë botë ku kemi kërcënime luftëra, ndërsa institucione tona të qëndrojnë dhe të shtyhen për çështje politike të mosmarrëveshjeve të tyre, siç dihet shteti dhe parlamenti ynë është i ndërtuar në atë bazë se është Republikë parlamentare që partitë politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të formojnë institucionet e Republikës së Kosovës”, theksoi Sopi. /Klankosova.tv