Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në komunikimet e saj me zyrtarët e BE-së, duhet të ngrisë çështjen e trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, shkruan Express.
“Me e pasë një trajtim më të dinjitetshëm në paraburgim bashkëqytetarët tanë”, ka thënë ai në FRONTAL.
I pyetur ndërkohë për pritjet nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, Syla ka thënë se s’presin diçka më të mirë meqë sipas tij, Qeveria Kurti nuk është marrë asnjëherë me veteranët e UÇK-së.
Syla ka thënë se Qeveria Kurti gëzohet nëse ka një epliog i keq në Speciale.
“S’presim dicka ma mirë. Ju e dini kush e drejton Qeverinë e vendit. Asnjëherë s’e kanë kthy krytë kah na. Ata I gëzohen faktit nëse ndodh një epilog më I keq në Speciale.”, ka thënë ai.