Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka folur për hapjen e Urës së Ibirit e cila po diskutohet nga ekzekutivi.
Ai ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, por për këtë temë s’u kontaktuam nga Qeveria Kurti.
“Ura duhet me u hap për me njet hapur, jo me u hap e me u sfidu me një situatë komplekse, ne nuk kemi marrë asnjë komunikim nga ana e qeverisë. Ura duhet të hapet sepse do të mirëpritet nga të gjithë qytetarët edhe ata serb edhe shqiptarë” tha nënkryetari.
Tutje ai shtoi që Ura e Ibirit të mos përdoret për politikë.
“Ura e Ibrit nuk duhet të përdoret për poena politik, jemi të lodhur e të ngulfatur si qytet i Mitrovicës nga politikan popullësit që vijnë bëjnë sfilada e i bëjnë 2-3 fotografi e mandej i bëjn 2-3 postime e nuk kanë as ndjenjë as emocion” shtoi ai.