Nënkryetari i Listës Srpska: Vetëm SHBA po merret me shqetësimin e serbëve për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

- Advertisement -

Nënkryetari i Listës Srpska, Dalibor Jevtiq, tha se vetëm SHBA-ja është ajo që po merret me shqetësimet e serbëve lidhur me zbatimin e paralajmëruar fillestar të dy ligjeve – atij për të huajt dhe atij për automjetet – për të cilat konsiderohet se do t’i prekin veçanërisht serbët në Kosovë.

Në të kundërtë, ai për Euronews në Serbi tha se “një pjesë e mirë e diplomatëve ndërkombëtarë perëndimorë mbështesin Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, siç njoftoi Kossev.

Në janar nisi zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit, si dhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.

Por, faza e parë nisi me informimin e qytetarëve nëpër pikat kufitare dhe përmes një fushate informuese.

Ndërsa, zbatimi i plotë i ligjeve do të nisë më 15 mars.

Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit