21 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Nënkryetari Arben Shala përfaqësoi komunën e Drenasit në Konferencën “Mayors for Peace” Nagasaki

- Advertisement -

Në Konferencën e 11-të të Përgjithshme të “Mayors for Peace”, në Nagasaki të Japonisë në përkujtim të 80-vjetorit të bombave atomike, mori pjesë nënkryetari i komunës së Drenasit, dr. Arben Shala.

Në njërën nga sesionet simultane të organizuara në kuadër të konferencës, pata prezantimin për barazinë gjinore dhe diversitetin në Kosovë, duke filluar nga konteksti historik, me fokus të veçantë Komunën e Drenasit, ka shkruar dr. Shala në rrjetin social.

Postimi i plotë i tij:

Gjatë tri ditëve të fundit, mora pjesë në Konferencën e 11-të të Përgjithshme të “Mayors for Peace”, në Nagasaki të Japonisë në përkujtim të 80-vjetorit të bombave atomike.

Në njërën nga sesionet simultane të organizuara në kuadër të konferencës, pata prezantimin për barazinë gjinore dhe diversitetin në Kosovë, duke filluar nga konteksti historik, me fokus të veçantë Komunën e Drenasit.

Diskutova për praktikat e ndjekura për barazi dhe përfshirjen gjinore, pa lënë anash sfidat dhe të arriturat në komunën e Drenasit.

Prezantimi zgjoi mjaft interesim te të pranishmit dhe u vlerësua, veçanërisht nga komunat që vinin nga kjo anë e botës duke marrë një pjesë të madhe të kohës në debatin pasues.

Jam i lumtur që përpjekjet dhe praktikat e qeverisjes së z. Lladrovci sa i përket zbatimit të barazisë gjinore në vendimmarrje, gjetën vend në raportin përfundimtar të Konferencës si praktika të mira.

Kryetarit të Komunës së Nagasakit, Sekretarit dhe Zëvendës sekretares së Përgjithshme të “Mayors for Peace”, dhe kryesueses së fondacionit “Sadako”, në emër të kryetarit Lladrovci dhe Komunës së Drenasit, ua dhurova medaljonet e punuara nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Sfidat e zbatimit të barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes në vendimmarrje, ekzistojnë në komuna gjithandej, duhet vullnet për t’i zgjidhur, në Drenas e kemi këtë vullnet!

https://www.facebook.com/share/168Xq3LNxQ/

Të ngjashme

Të fundit