-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Nënë e gjashtë fëmijëve! Angelina Jolie flet e emocionuar: Ata janë lumturia ime

- Advertisement -

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, ka dhënë një intervistë ku ka folur për mëmësinë dhe fëmijët e saj.

Kur u pyet nëse “ka ndonjë gjë në jetën e saj që krahasohet me dashurinë e Maria Callas për të kënduar”, Jolie u përgjigj: “Mënësia” teksa shtoi se: “Fëmijët e mi janë lumturia ime. Ju mund të merrni gjithçka tjetër nga unë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

Jolie ka gjashtë fëmijë nga martesa e saj me Brad Pitt, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

Madje ajo ka shpjeguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të jetë publik, pasi kanë jetuar kaq shumë vite me famën e prindërve.

“Ata preferojnë privatësinë e tyre, veçanërisht Shiloh është më e “mbyllura”, shpjegoi ajo, ndërsa theksoi se: “Ata nuk kanë lindur me privatësi. Kështu që unë shpresoj se ata mund ta kenë tani atë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit