Home Lajme Nëndega e PDK-së në Kiel kërkon dorëheqjen e Kurtit e Sveçlës pas kidnapimit të tre policëve në Veri

Nëndega e PDK-së në Kiel kërkon dorëheqjen e Kurtit e Sveçlës pas kidnapimit të tre policëve në Veri

0
Nëndega e PDK-së në Kiel kërkon dorëheqjen e Kurtit e Sveçlës pas kidnapimit të tre policëve në Veri

Nëndega e PDK-së në Kiel ka reaguar ashpër për arrestimin e tre policëve të Kosovës në kufirin me Serbinë.

Këta të fundit kanë përmendur edhe arrestimin e një kosovari tjetër, që qysh nga 24 maji ndodhet në burgun e Serbisë.

“Skandalet në drejtimin e kësaj qeverie nuk kanë të sosur vetëm gënjeshtra dhe probleme diplomatike, si në rastin e fundit me shtetasit Rrahim Musliu i cili është arrestuar në Serbi vetëm se ka patur në automjetin e tij personal Shqiponjën e flamurit kombëtar për të cilin populli i Kosovës dhe ushtria clirimtare ka luftuar dhe ka derdhur gjak në çdo kohë dhe do të vazhdojë japë jetën për lirinë. Albin Kurti duhet të jetë syhapur dhe mos lejojë të ndodhin probleme”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit e ministrit të Punëve të Brendshme.

“Ne kërkojmë përgjegjësi publike e politike nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë poshterim që i është bërë Kosovës dhe policisë së Kosovës. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të drejtuesit të institucionit të Ministrisë së Brendshme Z. Xhelal Sveqla, njëkohësisht i kërkojmë Albin Kurtit dhe kabinetit të tij politik të mbajë përgjegjësi morale e politike”.

Edhe në vlerësimin e diasporës Qeveria Kurti ka dështuar sepse ajo nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato çfarë ka thënë deri tani, përveç shfrytëzimit që i kjo ka bërë diasporës si servis votash e financiar“, thuhet në reagimin e shkruar nga Ndue Gjini – Kryetar i kësaj nëndege të PDK-së.

Exit mobile version