Nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor.
Artistja e ka ndarë këtë moment të ndjeshëm me ndjekësit përmes një postimi prekës në InstaStory, ku ka shprehur forcën, dashurinë dhe mirënjohjen e saj.
“Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë”, shkruan Beatrix.
Foto: Instagram
Ajo bën të ditur se një tjetër hap i rëndësishëm i trajtimit është përfunduar me sukses, duke shprehur krenarinë për forcën e së ëmës.
“Një tjetër hap i madh u përfundua sot. Jam kaq krenare për forcën tënde, mama. Çdo ditë një hap më afër”.
Këngëtarja falënderon gjithashtu të gjithë ata që po i qëndrojnë pranë familjes në këtë periudhë të vështirë:“Mirënjohëse për çdo mesazh, çdo lutje, çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë”.
Në fund, kërkon mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve personale, duke theksuar se mbështetja e publikut është shumë e rëndësishme për të.







