Nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu-Ora, shpesh publikon në rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, e njëjta ka ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga pushimet në bregdet, shkruan “Kosovarja”.
Ajo është nën shoqërinë e partnerit të saj, Besnikut, ndërkohë në një nga imazhet ka pozuar duke pirë çajin e famshëm që njihet si ‘qaji i rusit’.
Si një shqiptare Vera e postoj me krenari fotografinë duke treguar se nga vendlindja asaj i ka mbetur konsumimi i këtij qaji edhe pse rrallë herë.
Derisa kishte dhënë disa këshilla për notin ajo kishte shkruar: “Qaji rrallë po për mall”.