6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Nëna e Rabiotit insiston se “Juventusi kurrë s’ishte opsion”

- Advertisement -

Mesfushori Adrien Rabiot vazhdon të jetë pa klub, mirëpo nëna njëkohësisht agjenti Veronique thotë se rikthimi te Juventusi kurrë s’ishte opsion.

Francezi u bë agjent i lirë në verë pasi i skadoi kontrata me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa kërkesat e larta për pagë kanë bërë që klubet e interesuara të largohen nga gara.

Trajneri i Juves Thiago Motta u pyet në konferencë për shtyp nëse lojtari mund të rikthehet, por menjëherë e mbylli mundësinë.

“L’Equipe” ka kontaktuar nënën e tij, e cila gjithashtu kishte një përgjigje të ashpër.

Nuk kishte nevojë ta mbyllte derën sepse rikthimi te Juventusi nuk ishte kurrë ndonjë opsion që e konsideruam. Kur marrim vendime, marrim përgjegjësi për to”, deklaroi ajo.

AC Milan ishte ndër opsionet e mundshme, por pastaj u tërhoq nga gara shkaku që francezi kërkon 10 milionë euro, plus komisioni i nënës së tij thuhet se është 15 milionë euro.

Manchester United dhe Newcastle Unitedi gjithashtu kishin shprehur interesim, megjithatë po hezitojnë të paguajnë këto “vlera të larta”.

Opsion tjetër për francezin mbetet Liga Saudite, sidoqoftë deri më tani nuk ka dhënë dritën jeshile për një largim nga Evropa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit