Dardan Krivaqa u dënua me burg të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Pas shqiptimit të dënimt ka reaguar nëna e të ndjerës Marigona Osmani, e cila u dëgjua në sallën e gjyqit duke thënë: “Bravo për këtë qen”
“bravo për këtë qen, oh i mjerë, oh i mjerë, kurrë ditën tane mos e pafsh”, është shprehur nëna e Marigonës.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar dënimin me 15 vjet burg për të akuzuarin tjetër Arbër Sejdiun, dënim ky për të cilin avokati i familjes së Marigona Osmanit ka thënë se është i pakënaqur.