13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Nëna e Jori Dellit ngre dyshimet për një shtatzani të mundshme të modeles

- Advertisement -

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Mirëpo teksa po bashkëjetojnë, mesa duket mamaja e Jorit, ka pretendime që vajza e saj mund të jetë shtatzënë.

Jori ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një bisedë të bërë me nënën e saj, e cila i tregon se ka parë filxhan dhe sipas tij, ajo është shtatzënë.

Po shoh filxhan, mos je shtatzënë ti?”, ka pyetur nëna e Jorit gjatë një bisede në Whatsapp.

“Jo, ma, qetësohu”, i është përgjigjur Jori.

Mirëpo, nuk është lënë me kaq, Jorit i ka dërguar mesazh edhe ajo që ka parë filxhanin e nënës së saj, ku shprehet:

“Dëgjo Jori, jam Suela, po shoh filxhanin e mamit dhe del që je shtatzënë. Bëje një beb tani që të gëzohet mami dhe babi”.

“Nuk ka ardhur koha ime akoma”, shkruan Jori bashkangjitur postimit të saj, duke hedhur kështu poshtë pretentimet për një shtatzani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit