Nëna e Hysni Gucatit, është në gjendje të rëndë shëndetësore. ka njoftuar djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, përmes një postimi në Facebook.
Në postimin e tij, Musliu, ka treguar se Hysniu i ka premtuar nënës së tij që ata do ta gëzojnë lirinë së bashku.
“Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalen që së bashku do e gëzoni lirinë, ai nuk do e fali veten e as ty po e djeg një dhimbje mos ia bëj dy. Gjyshe qëndro e fortë si çdo herë dhe bëje Hysin ta mbaje premtimin e dhënë kur të takoj ditë me parë”, ka thënë Gucati.
Përndryshe, pak javë me parë ka vdekur babai i Hysni Gucatit, përderisa ky i fundit gjendej në paraburgim në Hagë.