Në mesin e të arrestuarave në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë te Ministria e Infrastrukturës është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit Ghetto Geasy, mëson Klankosova.tv
Selimi dhe dy zyrtare tjera të kësaj minsitrie, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata