Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga nëna e Faton Hajrizit.
Në letrën e saj shkruhet se po të mos ishte zemërgjerësia e tij, siç shkruhet në letër, “ndoshta Fatoni sot do të ishte varrosur në tokën e gjakatarit”.
“Ne si familja e Faton Hajrizit të jemi mirënjohës gjithë jetën për humanizmin që ke bërë për ne. Si familje, po mos të ishte humanizmi juaj, ne kurrë s’do ta kishim dalë që ta binim trupin e Fatonit për ta vorrosur aty ku ai e la amanet me dëshirën e vet, që ta varrosim në vendlindje, aty ku lindi”.
“Por mos të ishte zemërgjerësia jote, humanizmi juaj, ndoshta sot Fatoni do të ishte vorrosur në tokën e gjakatarit. Ne si familje, po të shisnim çdo send që kishim, nuk do të mundnim me bërë asgjë, por për ne si familje do të ishte vdekje e dyfishtë”.
“Por sot, era e varrit aty ku lindi, është si ngushëllim për ne. Ne si familje shkojmë tek varri çdo ditë e vizitojmë me respekt. Për ne, prindërit e Fatonit, baba Mustafa dhe nëna Shehrija, ti je hero i yni i gjallë, për dy motrat, për vëllezërit”, thuhet tutje në letrën e publikuar nga Koci.