Nëna e Edon Zhegrovës: Sonte festojmë dy herë; ditëlindjen e Edonit dhe fitoren historike të Kosovës

- Advertisement -

Sanije Zhegrova, nëna e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova është shprehur e entuziazmuar lidhur me ndeshjen e sotme historike të Kosovës.

Në emisionin “Kosova Today”, nëna e Edonit, i cili feston sot ditëlindjen, ajo tha se sot uron që të kremtohen dy festa, transmeton Klankosova.tv.

“Emocionet janë paksa të përziera, emocione krenarie, dashurie, sidomos në këtë ditë të veçantë, në finalen historike të mbarë kombit shqiptar”, tha Zhegrova.

“Djemtë tanë janë shumë të përgatitur, dhe të paktën do fitojmë 1:0”, tha ajo në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit