10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Nëna e Afrim Zhitisë në 35-vjetorin e rënies: Dhimbje e madhe shumë, po e kam ditë për çka

- Advertisement -

Në 35 vjetorin e rënies të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u bë homazhe dhe nderime nga krerët e institucioneve.

Për media foli edhe nëna Afrim Zhitisë, ku tha se ndien dhimbje të madhe, por tha se e ka ditë se për çka ka ra Afrimi.

E kujtoj kohën e vështirë boll, por edhe të lavdishme. Jemi krenarë me punën e tyre, ishalla e vazhdojnë tjerët e i çojnë punët e tyne në vend. Dhimbje e madhe shumë, po e kam ditë për çka.” – ka tënë ajo.

Nga ana tjetër, pas homazheve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë luftuar për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu ynë.

Saktësisht para 35 vjetëve mbi gjashtë orë kanë zgjatur luftimet në lagjen “Bregu i Diellit”, tek hyrja e 3-të e bllokut të 3-të, ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu ynë.” – ka thënë Kurti ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit