Një nënë 25 vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga shtrati gjatë natës dhe pësoi një krizë.
Natasha Simpson, e njohur si Tasha, u dërgua me urgjencë në spital nga shtëpia e saj në Rhyl, North Ëales, në fillim të këtij muaj.
Mjekët gjetën një aneurizëm në trurin e saj dhe menjëherë e dërguan me avion në një njësi të specializuar.
Por aneurizma, një fryrje jonormale në një enë gjaku më pas u këput, duke shkaktuar një ‘gjakderdhje katastrofike’. Ajo nuk arriti të mbijetojë dhe u shpall e vdekur më 5 korrik, duke lënë pas vajzën e saj dyvjeçare Naylah.
Kunata e Tashës, Sasha, tha se fëmija “është shkatërruar plotësisht nga humbja e nënës së saj”.
Familja po kërkon donacione përmes një faqeje Gofundme për të ndihmuar me shpenzimet e funeralit dhe për të ndihmuar nënën e Tashës, Debbie, 59 vjeçe, që të kujdeset për mbesën e saj.