1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Nën masa të rrepta sigurie, sjellet përpara gjykatës i dyshuari për sụlmin në Zubin-Potok

- Advertisement -

Sulmi me 15 kilogramë eksplozivë në kanalin e ujësjellësit të “Ibër Lepencit” të premten mbrëma shokoi opinionin.

Mijëra shtëpi në disa komuna të Kosovës mbeten pa furnizim me ujë, teksa u rrezikua edhe rrjeti energjetik.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve hetuese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer disa bastisje në orët që lëmë pas.

Tetë persona në veri u arrestuan nën dyshimin se janë të implikuar me rastin.

Vetëm një prej tyre u soll sot përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku edhe pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit, që zakonisht është 30 ditë.

Kujtojmë se sulmin në kanalin ujor, krerët e shtetit e kanë quajtur “sulm terrorist të orkestruar nga Serbia”, teksa partnerët ndërkombëtarë të shtetit, si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca e Italia, e kanë dënuar sulmin. Sulmi është dënuar edhe nga KFOR-i dhe BE-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit