Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur para pak minutash në Komunën Veriore të Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.
Gazetarja e T7, cila ndodhet në Veri ka thënë se kryeministri Kurti ndodhet në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrit Elbert Krasniqi.
Siç raporton Express, Kurti pritet të marrë pjesë në përurimin e një prej bizneseve që është hapur në Veri dhe se po ruhet nga një numër i madh i forcave të sigurisë.