-4.6 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Negocim për mbeturina, Komuna e Prishtinës jep tender prej 950 mijë eurosh

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë prej rreth 950 mijë eurosh për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

 

Tenderi është lidhur si kontratë kornizë për periudhë 6-mujore dhe është ndarë në dy lote.

Sipas të dhënave të publikuara: Loti 1 për ofrimin e shërbimit të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave është fituar nga Selmans Network & Mardem Group.

Loti 2 është fituar nga grupi i operatorëve ekonomikë: Ledi Sh.P.K dhe Khuality Asphalt.

Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës është përdorur për këtë aktivitet të prokurimit, ndërsa vlera totale e kontratës për të dy llotot arrin në 950 mijë euro për një periudhë gjashtëmujore.

Ky tender vjen në kohën kur Komuna e Prishtinës po përballet me sfida në menaxhimin e mbeturinave dhe sigurimin e vazhdimësisë së shërbimeve publike në kryeqytet.

Të ngjashme

Të fundit