Ukraina nuk do të bëjë kompromis për integritetin e saj territorial në negociatat me Rusinë, por është e gatshme të negociojë një model “jo-NATO” për të ardhmen, tha një nga negociatorët e Ukrainës për Fox News të dielën.
Ukraina po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, gjë që Moska e kundërshton.
“Përgjigjja që marrim nga vendet e NATO-s është se ata nuk janë as të gatshëm të negociojnë anëtarësimin tonë, të paktën jo në 5 deri në 10 vjetët e ardhshëm”, tha negociatori David Arahami.
“Ne jemi gati të negociojmë një model ‘jo-NATO’. Për shembull, ne mund të marrim garanci direkte nga vende si SHBA, Kina, Britania e Madhe dhe ndoshta Gjermania dhe Franca. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me një rreth më të gjerë vendesh, jo vetëm dypalëshe me Rusinë, por edhe me partnerë të tjerë”, tha ai.
“Statusi jo-NATO” (MNNA) është emri i dhënë nga Shtetet e Bashkuara për qeveritë e vendeve aleate të ngushta që kanë marrëdhënie strategjike me forcat e armatosura të SHBA-së, por nuk janë anëtarë të NATO-s.
Statusi i tyre nuk përfshin një marrëveshje të mbrojtjes reciproke me Shtetet e Bashkuara, por ajo sjell avantazhe të ndryshme ushtarake dhe financiare që nuk janë të disponueshme për vendet jo anëtare të NATO-s.