“Negociatat e mundshme për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës të cilat janë diskutuar ditët e fundit se mund të mbahen në Vatikan, do të kërkonin një përgatitje shumë intensive dhe pjesëmarrje të përfaqësuesve për të negociuar një armëpushim, kështu është shprehur zëdhënësi i kancelarit gjerman Friedrich Merz .
Ishte kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila u shpreh në një deklaratë se se Papa Leo XIV, i kishte konfirmuar se Vatikani ishte i gatshëm të mirëpriste negociata të tilla.
Ndërsa theksoi se kjo është një mundësi sipas saj që po shqyrtohej pozitivisht nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët evropianë të Kievit.
“Mendoj se një takim i tillë kërkon përgatitje shumë intensive “, theksoi zëdhënësi i Merz
Negociatat e së premtes zhvilluar në Stamboll midis ukrainasve dhe rusëve, të parat që nga viti 2022, nuk arritin të sillnin armëpushimin e propozuar nga Ukraina dhe aleatët e saj, ndërsa sulmet vazhdojnë në terren.